Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ Real Madridi nis ofensivën për t’ia rrëmbyer SUPER TALENTIN Guardiolës

Real Madridi dëshiron ta bindë Brahim Diaz (i lindur në Málaga, në vitin 1999), që të mos rinovojë me Manchester City. Atij i përfundon kontrata me “qytetarët” në qershor 2019. Synimi i kampionëve të Europës në fuqi është që ta marrin si transferim të lirë në “Santiago Bernabeu”, verën e ardhshme.

Lojtari, përmes rrethit të tij, tashmë është njohur me interesin e të bardhëve, madje thuhet se është shumë i joshur nga kjo ide. Brahim, sot për sot, ka vendosur të largohet nga Manchester City. Arsyeja kryesore është mungesa e minutave aktivizim (ai ka shënuar dy gola në tri ndeshje, këtë sezon), por peshon edhe dëshira e tij për t’u kthyer në Spanjë.

Familja e Brahim u transferua në Manchester për ta ndjekur atë (ai ka katër motra të vogla, me të cilat kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë) dhe ajo e pëlqen idenë e kthimit në vendin e vet. Nga janari, talenti i ri spanjoll do të jetë i lirë të bisedojë me ndonjë klub tjetër.

Pep Guardiola, me të cilin Brahim Diaz ndan të njëjtin menaxher (Pere Guardiola), kërkon durim prej tij. Manchester City shpreson të arrijë një rinovim të mundshëm, çka tani duket i komplikuar. “Ne do të bëjmë gjithçka për të rinovuar, por ai vendos”, – tha trajneri katalanas.

Real Madridi e sheh si një rast të ngjashëm me atë të Asensio. Nëse Brahim e pranon ofertën, ai do të bashkohet në trajnim me ekipin e parë dhe pastaj do të vendoset nëse luan, apo do të huazohet në ndonjë ekip tjetër të La Liga-s.

Nuk është hera e parë që Real Madridi përpiqet të “peshkojë” në akademinë e “qytetarëve”. Në verën e vitit 2017, të bardhët ishin shumë pranë nënshkrimit me Jadon Sancho, i cili aktualisht po shkëlqen te Borussia Dortmund. Në këtë rast, nënshkrimi u prish nga pretendimet e larta sportive të lojtarit (kërkohej aktivizimi me ekipin e parë). Tani, madrilenët nuk duan të lejojnë që Brahim t’iu shpëtojë…

Related posts

U SHFAQ NË DHOMAT E ZHVESHJES SË MILANIT ME PESHQIR NË KOKË/ Xhulio Maxhore, tifozi zikaltër që ndëshkoi ish-klubin kuqezi

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Dinamo. Rezultati 1-0

Delo.autor

FITORE E RËNDËSISHME/ Të besuarit e Sarrit përmbysin Cardiffin dhe i afrohen vendit të katërt

Delo.autor

Leave a Comment