Futboll La Liga

Espanyol-Barcelona, në Kupën e Mbretit luhet derbi

 Derbi katalanas mes Espanyol dhe Barcelona-s do të ndezë fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit. Takimi i parë do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës në “RCDE Stadium”.
Espanyol ka siguruar një vend mes tetë më të mirave të këtij kompeticioni pasi ka mundur 2-0 në transfertë ekipin e Levantes, me këta të fundit që kishin fituar 2-1 ndeshjen e parë. Vendasit kanë zhvilluar një sezon me ulje-ngritje deri tani, por do të paraqiten në sfidën kundër Barcelona-s me një moral të mirë, duke parë se nuk kanë pësuar asnjë humbje në katër ndeshjet e fundit të kampionatit (2 fitore, 2 barazim).

Pavarësisht nga kjo, Barça duket e pandalshme në këtë moment, siç ka treguar edhe fitorja 4-2 e marrë në javën e fundit të kampionatit në fushën e Real Sociedad, pasi këta të fundit kishin siguruar një avantazh prej dy golash në 34 minutat e para të takimit. Ky sukses e ka lejuar Barcelona-n që të ruajë diferencën prej 9 pikësh më Atletico Madrid, skuadra që mban vendine dytë në La Liga. Kështu, me titullin pothuajse të sigurt në kampionat, Valverde mund të përqendrohet te kupa dhe ka shumë mundësi që ish-trajneri i Bilbao-s të hedhë në fushën e lojës një formacion të fortë kundër Espanyol. Leo Messi dhe Luis Suarez kanë qenë të dy fantastikë në fundjavën e kaluar dhe pritet që kjo dyshe të shkëlqejë edhe në “RCDE Stadium”.

Shifra dhe Fakte

– Përballjet mes këtyre dy skuadrave janë dominuar nga Barça, që ka marrë 28 fitore dhe ka humbur vetëm 6 nga 53 ndeshjet e luajtura kundër Espanyol.

– “Blaugrana”-t kanë gjashtë përballjet e fundit me Espanyol me dy ose më shumë gola diferencë (pesë prej tyre janë fituar me tre ose më shumë gola).

– Ndeshja e kampionatit, e luajtur mes këtyre dy skuadrave shtatorin e kaluar, është mbyllur me një fitore 5-0 për ekipin e Valverde-s.

Related posts

“SKANON” PËRFORCIMIN E RI PËR EKIPIN/ Zidane kërkon të blejë në verë lojtarin e Napolit…

Delo.autor

ÇMENDET TENISTI/ Hedh karrigen duke e përplasur në fushë dhe largohet (VIDEO)

Delo.autor

Tina Louise, “mbretëresha” e palestrës që po çmend fansat. Del nudo në fotot e fundit

Q.Autor

Leave a Comment