Futboll Premier League

Federata angleze, gati plani prej 180 milionë sterlinash

Futbolli anglez ka rritur buxhetin. Në fakt, Federata Angleze e Futbollit ka prezantuar një plan të ri investimesh, që parashikon rritjen e fondeve nga 123 në 180 milionë sterlina. siç ka bërë të ditur “La jugada financiera”, aktivitetet për zhvillimin do të kenë një fond prej 9 milionë sterlinash. Para këto që do të përdoren në përmirësimin e strukturave për të mbështetur klubet, federatat e çdo krahine, autoritetet lokale dhe entitetet edukuese. Ndër të tjera, nismat për pjesëmarrjen sportive do të marrin një shtysë më shumë falë një investimi prej mbi 6 milionë sterlinash.

Do të fillohet nga poshtë, me vullnetin për të investuar “drejtpërsëdrejti në 20.000 klubet bazë. Për të garantuar që secila nga 64.000 skuadrat e futbollit dhe ekipet e moshave të kenë të paktën një trajner të nivelit të parë”. Mes objektivave është edhe mbyllja e borxhit për ndërtimin e “Wembley” (mbeten për t’u paguar 142 milionë sterlina), që FA shpreson ta shlyejë brenda 2024-ës. Një tjetër risi do të jetë edhe rritja e shpërblimeve për Kupën e Anglisë, që duhet të dyfishohen, Aktualisht, federata paguan 15,1 milionë sterlina, me një cek prej 1,8 milionë sterlinash për fituesin.

Martin Glenna, drejtori ekzekutiv i FA, ka theksuar se “investimet e lajmëruara do të kenë një ndikim domethënës në mënyrën e zhvillimit të futbollit në vend. Tregojnë impenjimin e FA-së për t’u bërë një organizatë më gjithëpërfshirëse. FA do të investojë 180 milionë sterlina në vit për futbollin. Më shumë nga sa është bërë në të kaluarën. Kjo do të ketë një ndikim të madh në të gjitha nivelet e futbollit në Angli”.

Në planin e investimeve do të përfshihet edhe futbolli i femrave, që do të marrë 50 milionë sterlina më shumë në një periudhë prej gjashtë vitesh. Objektivi është që “të mbështesim nisma të suksesshmi si programi SSE Wildcats, që do të ketë 3.200 qendra të reja brenda 2020-ës. Dhe do të bëjë të mundur që Super League e femrave të marrë mbështetjen për të cilën ka nevojë. E gjitha kjo është pjesë e planit tonë për të dyfishuar pjesëmarrjen në futbollin e femrave dhe për t’i siguruar një sukses më të vazhdueshëm në skenën botërore”.

Related posts

KËRKOHET NGA ANCELOTTI/ Florentino Perez hidhet në sulm për yllin e Juventus, ofron dy lojtarë dhe para

Delo.autor

ANALIZOHET SITUATA E KLUBIT/ Ndryshimet e mëdha në Real Madrid do të vijnë në…

Delo.autor

“UNË JAM HISTORIA E FUTBOLLIT”/ Ibrahimovic zbulon ëndrrën: Dua t’ia thyej turinjtë “The Rock”

Delo.autor

Leave a Comment