Futboll Shqipëri Sport

U ofendua dhe konstestua ndaj Skocisë/ Tifozat Kuq e Zi dalin në mbrojtje të Panuccit

Një ndryshim drastik është ai që konstatohet në marrëdhëniet mes grupimit “TIfozat Kuq e Zi” dhe kombëtares së Shqipërisë, veçanërisht stafit teknik, e gjithashtu drejtuesve të FSHF-së. Në përfundim të fushatës së aktiviteteve për vitin 2018 të përfaqësueses kuqezi, grupimi i mbështetëve “Tifozat Kuq e Zi” kanë dalë me një komunikatë pasditen e të mërkurës. E konsideruar si reagim, komunikata e “Tifozat Kuq e Zi”, vetëm i tillë nuk ka qenë, teksa në tërësinë e tekstit të publikuar grupimi i tifozëve, duket se ka rënë në kompromis me dështimin e kuqezinjve nën drejtiin e teknikut Italian Christian Panucci. Duke mirëkuptuar krizën e rezultateve dhe të lojës, madje duke e justifikuar atë me një ndryshim cikli, si diçka e zakonshme në të gjitha ekipet, TKZ kanë rikonfirmuar besimin te trajneri dhe skuadra, teksa si rrallë herë më parë, nuk është thënë asnjë fjalë në lidhje me drejtuesit më të lartë të FSHF-së, gjithmonë të kontestuar nga grupimi i tifozëve.

REAGIM PËR GJENDJEN AKTUALE NË KOMBËTAREN TONË

“Kombëtarja shqiptare në futboll, përmbylli si e fundit ciklin në fazën e Ligës së Kombeve, kompeticion ky i krijuar për herë të parë këtë vit.
Përpara fillimit të këtij formati të ndeshjeve, Kombëtarja jonë bëri edhe ndryshime në stafin teknik, në mënyrë që trajneri në ardhje Christian Panucci të familjarizohej me lojtarët dhe me vet rrethin dhe ambientin shqiptar.
Që prej ardhjes së trajnerit, para 14 muajsh (2 shtator 2017), Kombëtarja ka patur bilanc të zi.
Deklarata bombastike, plot prepotencë e arrogancë, qoftë nga trajneri qoftë nga stafi tjetër na kanë hutuar jo pak. E kemi marrë si të mirëqenë gjithë këtë situatë, meqë ishte trajner i ri, sistem i ri pune edhe natyrisht që i duhej dhënë kohë për përshtatje lojtarëve dhe ekipit.
Kanë kaluar mbi plot një vit dhe rezultatet përveç që janë negative, janë edhe për rekord (psh 4 gola në shtëpi nuk i kishim marrë për vite të tëra)”, citon komunikata e TKZ.
“Ne jemi tifozë e natyrisht, jemi dhe te etur për suksese, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se duhet kohë dhe se ekipi duhet të përkrahet pikërisht kur ka vështirësi. Por sinjalet që po na jepen nuk janë aspak premtuese.
Siç thamë edhe më sipër, kemi menduar se ekipit do i duhet më shumë kohë, qoftë ajo edhe nëse sakrifikojmë formatin e Ligës së Kombeve, por me një kusht ama, që ky të ngelet si një “bonus” i dhënë nga tifozeria shqiptare për ekipin që do të na prijë e nderojë në kualifikimet për Kampionatin Europian që nisin pas 4 muajsh.
Për fat të keq, jemi dëshmitar të një ekipi që ecën pa busull, brenda të cilit duket sikur zien diçka por që askush nuk flet, që duket sikur s’ka harmoni por fshihen ta thonë, që duket sikur ka paknaqësi por që në media e mohojnë dhe që duket se shumëçka s’po ecen, por që të gjithë heshtin”, vijon qëndrimi i tifozëve.
“Të gjitha ekipet në një periudhë të caktuar kanë kaluar nëpër të tilla peripeci: ndërrim gjenerate, ndërrim i sistemit të lojës dhe plotësimi i ekipit përmes prurjeve të reja. Por, ajo që kemi parë gjatë këtyre ndeshjeve ka qenë dëshpëruese…
Mosimpenjim i lojtarëve, agresivitet i tejskashëm që shpesh na ka penalizuar në mes të një ndeshje dhe një trajner që eksperimenton me formacionin nëpër çdo ndeshje! Për të gjitha këto askush nuk mori përgjegjësi e as nuk denjuan të dalin publikisht ta thonin çka nuk po ecën!

Brenda pak ditësh do të mbahet edhe shorti për EURO2020, prandaj kërkojmë më tepër respekt për fanellën, më tepër respekt për tifozët dhe më tepër përgjegjshmëri përpara shqiptarëve! Qoftë trajneri, kapiteni apo lojtarët të dalin e të thonë nëse janë tejkaluar këto pengesa, e nëse jo, le të shpjegohen se ku qëndron problemi dhe bashkërisht të mundohemi ta përmirësojmë situatën përpara fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Europian.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë shqiptar!”, përfundon reagimi i grupimit të “TIfozat Kuq e Zi”.

Related posts

POLICIA NË STËRVITJEN E BARAZILIT/ Neymar thirret në komisariat për akuzën e përdhunimit

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Fiorentina. Rezultati 0-3

Delo.autor

“DUHET TË RIKTHEHEMI TEK FITORJA”/ Flet ish-mbrojtësi Kalari: Partizani ka nevojë për një trajner…

Delo.autor

Leave a Comment