Shqipëri

Fino zyrtarizoi kandidaturën, Duka reagon për herë të parë: Do kemi kohë të…

Armand Duka ka folur për kandidimin zyrtar të Bashkim Finos në zgjedhjet për kreun e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjatë një aktiviteti te Kryqi i Kuq shqiptar, Duka u shpreh: “Do kemi kohë të flasim për fushatë. E falënderoj Finon që është kandidat, ka dëshirë të kontribojë për futbollin. Do kemi kohë të diskutojmë hapur për futbollin. E rëndësishme është që futbolli të ecë përpara. Kjo është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet”.

Asambleja e përgjithshme e FSHF-së që do të mbajë punimet më 7 shkurt, do të zgjedhë kreun e ri të institucionit të futbollit dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Related posts

Përleshje para stadiumit/ Shoqërohen në polici disa tifozë të Partizanit

Q.Autor

ZYRTARE/ Kastrioti e uli në stol, portieri shqiptar transferohet në Irlandë tek klubi…

Delo.autor

GREZDA NUK GJEN QETËSI/ Sulmuesi i Kombëtares zgjedh skuadrën e re. Ja ku do të vazhdojë karrierën…

Delo.autor

Leave a Comment