Shqipëri Sport Të tjera

LIGA E DIAMANTIT 2021/ Luiza Gega renditet e teta në pistën e Doha

Atletja Luiza Gega është klasifikuar në vendin e tetë në garën e 3000 metrave me pengesa, zhvilluar në Doha, në etapën e parë të Ligës së Diamantit 2021.

Në këtë garë morën pjesë 14 atlete dhe Gega, në përfundim të saj, dha kohën 9’34”20, duke u klasifikuar e teta.

Kjo nuk është koha më e mirë e atletes kuqezi, që ka si rekord 9’19”93 në këtë disiplinë. Gjithsesi, kjo garë ishte një test i mirë për atleten kuqezi, që përgatitet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Luiza Gega e ka siguruar kualifikimin në Olimpiadë dhe prej kohësh përgatitet për këtë event të rëndësishëm.

Related posts

E RRALLË/ Të gjithë po QESHIN me penalltinë në ndeshjen, Empoli – Roma (VIDEO)

Isa.Autor

U dëmtua në ndeshjen e parë/ Lojtari i Interit mbyll para kohe Kupën e Amerikës

Delo.autor

MILANI I XHUNDOSUR ME UEFA-N/ Apelojnë sërish në CAS për…

Delo.autor

Leave a Comment