Futboll La Liga

Varane: Reali preferon fitoren para lojës së bukur

Mbrojtësi francez, Raphael Varane ka deklaruar se Real Madridi më shumë preferon fitoren sesa lojën e bukur.

Fitorja 1-0 në udhëtim kundër Leganes të enjten mbrëma ishte e mjaftueshme për të kënaqur Varane, i cili u largua nga fakti se Real Madridi nuk kishte asgjë e veçantë për pjesën më të madhe të ndeshjes së parë të çerekfinales së Copa del Rey.

Megjithatë, sipas francezit, Los Blancos mund të mendojnë vetëm për rezultatin përfundimtar pas një forme të dobët së fundmi.

“Ne kemi luajtur më keq se ditëve tjera, por kemi fituar”, ka thënë fillimisht për gazetarët Varene, i cili mbante shiritin e kapitenit.

Festa e futbollistëve të Realit pas golit të fitores në minutën e fundit (Foto: Real Madrid)

“Kemi humbur ndeshjen e fundit kur kemi luajtur mirë, kështu që preferoj të luajmë më keq dhe të fitojmë”.

“Ne kemi nevojë për një seri të fitoreve. Këtë sezon ne nuk po luajmë keq, por gjërat nuk po shkojnë kaq mirë”.

“Ne e shijojmë atë kur fitojmë më shumë se kur luajmë mirë”, përfundoi mbrojtësi francez.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu çerekfinale e Copa del Rey do të zhvillohet pas një jave, me datë 24 janar.

Related posts

BEFASON KOMPANY/ Guardiola mësuesi më i mirë, ende nuk i kam parë një…

Isa.Autor

Shokojnë tifozët e Lacios/ Fletushka KUNDËR GRAVE në 10 rreshtat e parë (FOTO)

Isa.Autor

DE GEA KËRKON TË LARGOHET/ Klubi i “Djajve të Kuq” sjell në skuadër portierin anglez…

Delo.autor

Leave a Comment