Futboll Premier League Sport

“GLADIATORI”/ Theu të gjitha parashikimet, ylli i Cityt njofton rikthimin me VIDEO EPIKE

Organizatori i Manchester City, belgu Kevin De Bruyne është sërish në formën më të mirë luftarake, pasi u rikuperua përpara çdo parashikimi të menduar nga stafi mjekësor, nga një dëmtim në ligamentet e gjurit. Pep Guardiola njoftoi se 27-vjeçari ishte rikthyer në formë, por nuk ishte i sigurt nëse De Bruyne ishte ose jo në gjendje për të luajtur 90 minuta të plota të shtunën kundër Burnley në “Etihad”.

“Nuk e di nëse ai do të luajë që nga minuta e parë. Nuk e di nëse është i aftë të luajë 90 minuta të plota. Ai është stërvitur mirë dy javët e fundit”, deklaroi Guardiola. Ndërkohë, vetë De Bruyne ishte disi më i bindur në lidhje me mirëqenien e tij, kur konfirmoi se ishte sërish në formë të plotë, përmes një video të publikuar dhe të bërë hit në rrjetet sociale.

Me një prekje të teknologjisë së përparuar, diçka që normalisht nuk mund ta thuash për atletët në media, që shfaq dy versione të vetes së tij duke ndërvepruar me njëri tjetrin në një ekran të ndarë në dy pjesë horizontale. Njëri prej tyre i rehatuar duke luajtur FIFA, ndërsa tjetri është i paduruar të marrë këpucët e futbollit, për të dalë jashtë të luajë sërish. Video përfundon me versionin e De Bruyne që merr këpucët dhe nxiton të shkojë të luajë futboll, teksa në ekran shfaqen fjalët “Back At It”, “Sërish në aksion” .

 

Related posts

MANCHESTER CITY-LEICESTER/ Guardiola me mungesa, objektivi i Barcelonës nis titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE EUROPIANE/ “Djajtë e Kuq” gati 60 milionë paund për mbrojtësin 21-vjeçar…

Delo.autor

TJETËR SULM NDAJ RONALDOS/ Ibra: I lumtur që e fitoi gjaku im

Delo.autor

Leave a Comment