Kategoria Superiore Shqipëri

Flamurtari mbërrin në Shqipëri, Bushiç vlerëson përgatitoren

Flamurtari është rikthyer në shtëpi, në orët e vona të së dielës, pas fazës përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Futbollistët e skuadrës vlonjatë janë lënë pushim nga trajneri Duro dhe kanë mundur t’u bashkohen familjarëve të tyre, ndërsa vetë tekniku I kuqezinjve ka njoftuar se ekipi do të rifillojë stërvitjen ditën e martë.

Kapiteni Bushiç, duke folur për Supersport, vlerësoi fazën përgatitore në Turqi dhe tha se skuadra ka punuar mjaft mirë.

“Ishte një periudhë mjaft intensive përgatitore, që mendoj se e kaluam me sukses. Natyrisht që ky grumbullim na shërbeu shumë dhe besoj se rezultatet do të duken në pjesën e mbetur të kampionatit. Patëm mundësi të njohim edhe futbollistët e rinj, por edhe të punojmë me idetë e trajnerit Duro”, u shpreh kapiteni i vlonjatëve, Tomislav Bushiç.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME FLAMURTARIN/ Trajneri Devolli: Kishim një “mal” për të ngjitur, më pëlqeu…

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Ish-mesfushori i Skënderbeut protagonist në Kroaci, e bën sefte me ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

PA TRAJNER DHE LOJTARË DREJT LARGIMIT/ Ja situata tek Skënderbeu pas vendimit të “CAS”

Delo.autor

Leave a Comment