Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKËLQEN SULMI/ Tirana triumfon në miqësoren ndaj Pogradecit

Tirana zhvilloi ditën e sotme një test miqësor me Pogradecin e Kategorisë së Parë, në prag të përballjes së Ligës së Kampionëve ndaj Dinamo Tbilis, që do të zhvillohet në 19 gusht në Gjeorgji.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0. Muçi dhe Avdijaj ishin autoret e golave me kampionët në fuqi të Superiores, duke konfirmuar kështu formën e mirë të repartit ofensiv. Talenti bardheblu realizoi dopietë në minutat 34 dhe 44, ndërkohë që sulmuesi i afruar në merkaton e verës, Albion Avdijaj, vulosi sfidën me golin e tij në minutën e 70-të.

Kujtojmë që kryeqytetasit prej disa ditësh ndodhen në qytetin e Pogradecit, ku po zhvillojnë minifazën përgatitore.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Ish-lojtari i Skënderbeut shënon super gol në kampionatin moldav (VIDEO)

Delo.autor

DUAN TITULLIN PAS 28 VITESH/ Lojtarët e Liverpoolit dhurojnë SPEKTAKËL, SALAH “SHOW” në…(VIDEO)

Isa.Autor

Salah i fikusuar te finalja/ Egjiptiani ndërpret agjërimin për trofeun me “veshë të mëdhenj”

Sadik.Autor

Leave a Comment