Albanian Stars

Flet pas largimit nga Schalke, Donis Avdijaj: Jam i lumtur aty ku jam

Donis Avdijaj është i lumtur me kalimin te Roda JC Kerkrade dhe shpreson ta ndihmojë këtë skuadër për t’i shpëtuar rënies nga Liga.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, u huazua nga Schalke te Roda JC Kerkrade deri në fund të sezonit. Shqiptari u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re që do të ketë një sfidë të madhe para vetës.

“Jam i lumtur që do të jem lojtar i Roda JC Kerkrade deri në fund të sezonit. Jam njoftuar tashmë me klubin, le të punojmë së bashku dhe t’i shpëtojmë rënies nga Eredivisie”, ka shkruar mes tjerash Avdijaj në rrjetet sociale.

Roda JC Kerkrade gjendet e fundit në ligën holandeze të futbollit me vetëm 11 pikë pas 18 xhirove, pesë pikë afër zonës së shpëtimit.

Related posts

Grezda zbulon të ardhmen, mesfushori tregon pse nuk është në formë

Sadik.Autor

Ledian Memushaj drejt huazimit te Bari, arrihet marrëveshja

Q.Autor

Bushi zëvendëson senatorët, afron dy të rinj premtues…

Sadik.Autor

Leave a Comment