Albanian Stars

Talenti në Zvicër e thotë hapur zgjedhjen e tij: Dua të luaj për Shqipërinë

Zvicra është kthyer në vendin ku po shkëlqejnë talentet shqiptare. Vetëm në tre ndeshjet e luajtura dje në Superligën Zviceriane, u aktivizuan 12 lojtarë me origjinë shqiptare.

Shumica e shqiptarëve që aktivizohen në Zvicër, zgjedhin të luajnë për Kombëtaren “Helvete”, ndërsa të rallë janë atë që zgjedhin Kombëtaren kuqezi.

Një ndër talentet që dëshrion të zgjedhë Kombëtaren shqiptare, është Dilan Qela. 19-vjeçari që luan për ekipin e NE Xamax, në Ligën e Parë, ka thënë për Newsport.al, se ai do të dëshironte shumë që të luante për Kombëtaren shqiptare.

“Kam shumë dëshirë që të luaj për Kombëtaren shqiptare. Ende nuk më ka ardhur ftesa dhe nëse do të më vi, unë do ta pranoj me kënaqësi”, ka thënë Qela.

Ai luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe vlersohet një talent shumë premtues në Zvicër.

Related posts

Arrihet marrëveshja, Cana aksioner në klubin e Superligës

Q.Autor

Zbulohen detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te Bari

Q.Autor

Rashica i lumtur për debutimin në Bundesliga, falënderon tifozët e Werderit

Q.Autor

Leave a Comment