Kategoria Superiore Shqipëri

SUPERIORE/ Emiljano Vila, basti i Skënderbeut

Emiljano Vila duket të jetë një tjetër bast i drejtuesve të Skënderbeut dhe në veçanti i trajnerit Ilir Daja. Mesfushori i larguar nga Partizani si i panevojshëm për klubin, kërkon të kundërpërgjigjet në një ambient që shquhet më së shumti për qetësinë që i ofron futbollistëve.

Një kalim i Vilës në çdo skuadër tjetër të kampionatit mund të konsiderohej si një humbje për ekipin që do ta afronte, por Skënderbeu ka treguar se di të veprojë me kujdes. Rasti më i fundit është ai i Gjergji Muzakës, që pas skarcimit si i djegur në pjesën tjetër të kryeqytetit, në atë bardheblu, po shijon një rini të dytë në Korçë.

Një tjetër shembull që vjen nga Korça është edhe ai i Tefik Osmanit, qendërmbrojtësi i cili përveç aftësive të tij në repartin ku ka luajtur një jetë të tërë, mund të konsiderohet si një bast i fituar edhe në mesfushë, në rolin e shkatërruesit.

Raste identike që të bëjnë të mendosh se Emiljano Vila, me statusin e një ish-i të kombëtares shqiptare, mund të tentojë shpërthimin e vërtetë në kampionatin shqiptar, atë që realisht i ka munguar që pas rikthimit nga ’emigrimi’. Cilësitë e 30-vjeçarit njihen dhe tashmë i takon Ilir Dajës dhe ambientit në Korçë, të rindezin motorin e mesfushorit, që vite më parë ishte një nga më të rëndësishmit në skuadrën e Teutës dhe të Dinamos.

Related posts

EKSKLUZIVE/ HAREMI: Egnatia e “uritur” për Superligën, nuk kemi frikë nga rivalët. Ju tregoj vështirësitë

Isa.Autor

“Armand DUKA I PA NGOPUR”/ E thotë LIVE në emision: ASKUSH nuk…

Isa.Autor

DHUNA NË FUSHË-KRUJË/ Lojtari i Kastriotit tërhiqet: Nuk akuzova askënd, ndjesë Partizanit dhe tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment