Futboll Premier League

(FOTO) Asistuesit më të mirë në Premier League, dominon Manchester City. Në listë ka dhe një vend për Xherdan Shaqirin

Portali i njohur britanik Goal.com ka publikuar listën e lojtarëve që kanë krijuar më shumë asistime për bashkëlojtarët këtë sezon në Ligën Premier.

Manchester City nuk po dominon vetëm ligën dhe kryesimin e saj, por po dominon edhe në listën e asistuesve më të mëdhenj në këtë sezon në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas është e mbushur me talent krijues dhe Kevin De Bruyne me 10 asistime deri më tani po kërkon të mbrojë kurorën e tij si asistuesi më i mirë i sezonit në kampionatin anglez.

Megjithatë, belgu përballet me konkurrencë të ashpër nga shokët e skuadrës, Leroy Sane, i cili ka po kaq asistime dhe David Silva që gjendet më poshtë me tetë sosh.

De Bruyne dhe Sane prijnë listën me nga 10 asistime

De Bruyne këtë sezon gjithashtu ka konkurrencë edhe nga rivalët tjerë si Riyad Mahrez, Willian, Mesut Ozil, Dele Alli dhe Mohamed Salah.

Paul Pogba është gjithashtu në garë, pasi gjendet në vendin e tretë me vetëm një asistim më pak se De Bruyne dhe Sane.

Në listë dhe konkurrencë janë edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Christian Eriksen me nga gjashtë asistime deri më tani.

Befasi e pozitave të parë mund të quhet mbrojtësi i Chelseat, Cezar Azpilicueta, i cili gjithashtu ka gjashtë asistime dhe gjendet lart në listë.

Lista e asistuesve më të mirë në Ligën Premier:

 

Related posts

HUMBJA NDAJ PARTIZANIT/ “Nëndetësja” e fundosur, pritet revolucion më i madh në janar te Dinamo

Delo.autor

Klopp: E urrej këtë rezultat, nuk mund të bëjmë gabime të tilla

Sadik.Autor

700 milionë të tjera për blerje në verë, ja objektivat e Guardiolës

Sadik.Autor

Leave a Comment