Të tjera

Federer: Nuk ndiej asnjë presion, gati për një tjetër sezon fantastik

Pas triumfit pak ditë më parë në turneun e Hopman Cup, tenisti zviceran Roger Federer përgatitet për grand slemin e parë sezonal, atë të Australian Open, që nis më 15 janar në Melburn. Një paraqitje dhe rezultat i mirë i numrit 2 në botë, që luan për të mbrojtur titullin e fituar një vit më parë. “Ishte një javë e bukur që u mbyll mirë. Tani kam kohë për të pushuar disa ditë dhe stërvitur me kujdes, pa u sforcuar. Jam gati dhe nuk kam asnjë presion mbi vete, pavarësisht se ndaj kujt luaj”, tha Federer.

Federer dhe Bencic fitues ne Hopman Cup

Gjatë kësaj jave do të përgatitem për të qenë në formën e përkryer, duke punuar më pak, por duke shtuar cilësinë. Kështu do të kem më shumë kohë të lirë, duke kaluar edhe më shumë kohë me familjen. Kam mësuar shumë nga përvojat e mëparshme. Tani luaj më shumë për dashurinë dhe pasionin që kam ndaj tenisit se sa për parà”, u shpreh Roger Federer, tashmë 36 vjeç dhe në kërkim të një tjetër sezoni të shkëlqyer pas atij që sapo u mbyll, ky fitoi 7 turne.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen triumfon në Francë, Red Bull “leksion” strategjie Mercedes

Delo.autor

RREGULLAT STRIKTE/ Përdorën HILE spektakolare, skualifikohen nga gara 258 atletë në Kinë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ferrari mendon për 2022-shin, pilotët e “kokëkuqes” në pistë për testime

Delo.autor

Leave a Comment