Futboll La Liga

(FOTO) Edhe Barcelona konfirmon transferimin e Coutinhos, ja klauzola e frikshme që do të ketë braziliani

Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Philippe Coutinhos dhe se braziliani tanimë edhe zyrtarisht është lojtar i klubit katalan.

“Barcelona dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Philippe Coutinhos”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.

Gjiganti spanjoll po ashtu ka konfirmuar se Coutinho ka nënshkruar kontratë për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për pesë sezone tjera, si dhe do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë 400 milionë euro.

Në orët në vazhdim, Barça do të njoftojë opinionin për detajet e mbërritjes së lojtarit dhe prezantimit të tij.

Gjiganti spanjoll do t’i paguajë Liverpoolit plot 120 milionë euro, plus 40 milionë euro bonuse në bazë të paraqitjeve të brazilianit.

Related posts

“PFA” PUBLIKON TOP 11-SHEN/ Zbulohet skuadra e vitit në Premier League, 68 milionëshi rishkruan historinë

Delo.autor

THYEN “PLESHTIN” DHE RONALDON/ Ja rekordi që vendos sulmuesi Haaland në Champions League…

Delo.autor

HEQ DORË NGA SANCHO/ Real Madrid ia ofron mbrojtësin tre klubeve të mëdha të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment