Futboll La Liga

MERKATO E JANARIT/ Oferta e BUJSHME nga Valencia, Fabregas në dilemë

Cesc Fàbregas me siguri do të largohet nga Chelsea në janar, pasi ka luajtur vetëm 48 minuta në Premier Ligë këtë sezon dhe është e qartë që Maurizio Sarri e konsideron një lojtar të panevojshëm.

Mesfushori 31-vjeçar ka oferta të rëndësishme dhe klubi më i interesuar për të është Milani, që ka nevojë urgjente për një lojtar si spanjolli dhe shpreson ta marrë pa shpenzuar shumë, duke pasur parasysh edhe pengesat e vendosura nga UEFA, në lidhje me Fair Play Financiar.

Ditët e fundit ka pasur edhe kontakte mes drejtuesve të Milanit dhe përfaqësuesve të Fàbregas, por nuk do të jetë aq e lehtë, sepse ka disa pengesa, nga Chelsea e deri tek rivalët për ta blerë mesfushorin.

El Gol Digital në Spanjë raporton sot se Valencia është futur fuqimisht në garë për ish-yllin e Barcelonës dhe Arsenalit, aq sa është shumë pranë marrëveshja mes palëve.

Natyrisht, një lajm që ka ende nevojë për konfirmim, sepse mediat kryesore në Spanjë ende nuk e raportojnë lajmin, por e sigurt është që Milani duhet të nxitojë, para se të nisë ankandi, aq më shumë që vetë Fabregas nuk ka shprehur asnjë preferencë dhe ndoshta do të zgjedhë ofertën më të lartë në aspektin financiar.

Related posts

Probleme për Realin, rrezikon mungesë të rëndësishme në gjysmëfinale të Championsit

Sadik.Autor

JUVENTUS-LAZIO/ Mesfushori Rabiot mposht portierin Reina me një SUPER GOL dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Benzema refuzon skuadrën angleze duke shpresuar…

Sadik.Autor

Leave a Comment