Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

POLONI-SHQIPËRI/ Altin Lala tregon “strategjinë”: Nuk ka asnjë ekip në botë…

Sfida më e madhe për Shqipërinë në ndeshjen e sotme ndaj Polonisë do të jetë që të ndalë Robert Levandovskin. Sulmuesi i polakëve po thyen rekord pas rekordi në Gjermani dhe ka provuar se edhe me kombëtaren e tij është një makineri golash.

Sipas ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, Altin Lala, për të ndalur polakun ka vetëm një mënyrë. “Nëse ne vendosim autobusin para portës, do ta ndalojmë atë”, tha duke qeshur ish-mesfushori i kuqezinjve në një intervistë për mediat polake. “Me shumë mundësi, nuk ka asnjë përfaqësuese në Europë apo në botë që mund ta ndalë atë me formën që gëzon aktualisht. Kjo është arsyeja pse Polonia është favorite sipas meje në këtë ndeshje”, pohoi Lala.

Levandovski u kritikua se shënoi vetëm 6 gola në kualifikueset e përfaqësueses së tij drejt Euro 2020, ndërsa kishte qenë më rezultativ në kualifikueset e Botërorit 2018, ku shënoi një shifër mbresëlënëse golash, 16 të tillë.

Related posts

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Inter-Roma. Rezultati. 2-0

Delo.autor

E BUJSHME/ “Çmenduri” tek Reali, pritet një sulm ëndrrash në Madrid

Delo.autor

PARIS 2024/ Grisi Koxhaku eleminohet nga gara e notit

F.autor

Leave a Comment