Shqipëri

(FOTO) Masivizimi i futbollit, Duka: Kemi dyfishuar numrin e lojtarëve të rinj

Numri i lojtarëve të rinj të federuar, apo që janë regjistruar për herë të parë në vendin tonë është rritur me 200% nga viti 2011 e deri ne 2017. Armand Duka ju jep një përgjigje të fortë gjithë kundërshtarëve të tij që e akuzojnë se nuk ka bërë sa duhet për masivizimin e futbollit.

Përmes një infografiku të publikuar në faqen e tij në Facebook kreu i FSHF dhe njëherazi njëri nga kandidatët për të marrë një tjetër mandat në krye të institucionit të futbollit, ka treguar shifrat në rritje nga viti në vit të futbollistëve të rinj në vendin tonë.

“Masivizimi i futbollit – Prioritet i padiskutueshëm i punës sonë. Kemi dyfishuar numrin e lojtarëve të federuar dhe që regjistrohen për herë të parë. A jemi të kënaqur? Sigurisht që jo. Kemi akoma mundësi të mira dhe jemi të bindur se do të bëjmë edhe më shumë për futbollin në katër vitet e ardhshme”. Ky është mesazhi që ka dashur të përcjellë Duka përmes shifrave të masivizimit.

Në vitin 2011, FSHF numëronte 8810futbollistë të federuar dhe të regjistruar për herë të parë. Kjo shifër sipas Dukës ka ardhur duke u rritur në 10998 në vitin 2013. Më pas në vitin 2015 ka shkuar në 12245, për të arritur në 2017 ne numrin e 17577futbollistëve të rinj.

Masivizimi i futbollit ka qenë një nga temat më të debatuara ditët e fundit, kur fushata zgjedhore për kreun e ri të FSHF ka hyrë fazën e saj më të zjarrtë. Në këto zgjedhje Armand Duka përballet me kandidaturën e deputetit socialist Bashkim Fino dhe ish-gjyqtarit të futbollit, Shpëtim Hala.

Related posts

PAS NJË SEZONI TË “PËRGJUMUR”/ Valon Berisha “vesh maskën” e luftëtarit: Kam mentalitet fituesi…

Delo.autor

KUALIFIKUESET E EUROPIANIT/ Panucci: Objektivi ynë është fitorja, të përpiqemi ta…

Delo.autor

DEBUTOI ME KOMBËTAREN/ Rrëfimi i Edi Rejës: Mosha nuk peshon, dua një Shqipëri të ekuilibruar

Delo.autor

Leave a Comment