Futboll La Liga

(FOTO) Nga Espanyol te Barça… Coutinho bëhet si Valverde dhe gjashtë të tjerë!

Një total prej 22 futbollistësh kanë luajtur me Espanyol dhe Barcelona gjatë karrierës të tyre. Disa janë transferuar direkt nga njëra skuadër te tjetra, të tjerë veshën fanella të tjera përpara se të ndërronin atë bardheblu dhe kuqeblu. Sola, Vantolra, Padrón, Portas, Franco, Gonzalvo, Quique, Elías, Cardús, Canal, Flotats, Camps, Marcial, Ramoní dhe Ramos luajtën me të dyja skuadrat, duke qenë në fillim te Espanyol dhe më pas te Barcelona. Ja cilët kanë qenë shtatë “Coutinho” e fundit, që kanë luajtur me Espanyol dhe Barcelona…

Image result for valverde espanyol barcelona

Valverde – Në vitin 1988, Barcelona e mori nga Espanyol. Më shumë qëndroi në stol sesa në fushë, por tani është kthyer si trajner dhe duket në rrugë të mbarë. Ai ka qenë edhe trajner i Espanyol.

Image result for Korneiev espanyol barcelona

Korneiev – Fantastist nga Rusia, që Johan Cruyff bleu për habinë e të gjithëve nga Espanyol në vitin 1994. Më shumë se në fushë, ai rezultoi fatsjellës në stol.

Image result for Escaich espanyol barcelona

Escaich – Tjetër blerje shumë e çuditshme nga trajneri-menaxher Cruyff. Sulmues që luajti te Espanyol, shkoi te Sporting, dhe më pas vazhdoi karrierën te Barcelona.

Image result for Soler espanyol barcelona

Soler – Një mbrojtës i majtë, “i perënduar” i futbollit spanjoll. U aktivizua te Espanyol në dy periudha (1983-85 /1986-88) dhe te Barcelona në dy periudha të tjera (1988-91 /1992-93).

Image result for urbano espanyol barcelona

Urbano – Bëri një karrierë “zig-zag” mes Espanyol (1979-82), Barcelona (1982-91) dhe sërish Espanyol (1991-93).

Image result for Canito espanyol barcelona

Canito – Futbollist me aftësi të mëdha, por me probleme në mënyrën e bënte jetën private. Barça e mori nga Espanyol në vitin 1979, por nuk arriti të jetë i suksesshëm në “Camp Nou”.

Image result for urruti barcelona

Urruti – Portieri i Spanjës, që e ka humbur jetën në një aksident rrugor. Në fillim mbrojti 120 ndeshje portën e Espanyol (1978-81) dhe më pas për 121 ndeshje atë të Barcelona (1981-88).

Related posts

VIDEO/ Napoli në avantazh ndaj Beneventos, shënon Mertens

Q.Autor

FITOI TRIPLETËN ME INTER/ Ish-mesfushori pranë stolit të skuadrës së Serisë A…

Delo.autor

Neymar ngre lart Mbappen dhe Buffon, i premton publikisht besnikëri PSG-së

Isa.Autor

Leave a Comment