Futboll Sport

GAFA E SOUTHGATE ME LISTËN E PENALLTIVE NË FINALE/ Tekniku anglez zgjodhi lojtarët me… algoritëm matematikor

Anglia nuk arriti të fitonte Kampionatin Europian pasi humbi në finale kundër Italisë vetëm pas goditjes së 11-metërshave.

Sipas gazetës spanjolle ‘’EL Pais’’, trajneri Garet Sauthgejt zgjodhi gjuajtësit e penalltive me anë të një algoritmi matematikor. Tekniku anglez kishte lojtar mjaft cilësor në skuadër të cilëve mund tu besonte 11-metërshat, por gjithçka është bërë në bazë të një përllogaritjeje matematikore të quajtur ‘’Big Data’’.

Rendi i gjuajtësve ishte Kejn, Meguajer, Rashford, Sanço dhe Saka e cila ishte sugjeruar gjithashtu dhe nga analistët. Vendi i 6-të i takonte portierit Pikford, por ky i fundit nuk mundi të godiste pasi italianët u treguan më të saktë nga 11-metërshi.

Dy vite më parë, i pyetur në një intervistë mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në përgatitjen e penalltive, Sauthgejt shprehej kështu: ‘’Ne kemi analizuar mijëra penallti në stërvitje, kemi ndryshuar kulturën tonë. Na është dashur të modernizohemi’’, shprehej tekniku anglez duke gabuar në momentin më deçiziv në historinë e ”3 Luanëve”.

Related posts

SOLSKJAER “PUSHTUES” NË PREMIER/ Fitorja ndaj Crystal Palaces, norvegjezi vendos një tjetër rekord

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Dy gola në 2 minuta te Manchester-LASK, Lingard mëson të shënojë (VIDEO)

Delo.autor

NËNTA E MALLKUAR E PARTIZANIT/ Ish-sulmuesi Dosti: Faji është i lojtarëve, e kanë mendjen te lekët

Isa.Autor

Leave a Comment