Bundesliga Futboll

Franck Ribery: Topin e Artë të 2013-ës ma vodhën!

Franck Ribery e ka ende të vështirë ta kuputojë që nuk ka mundur të fitojë “Topin e Artë” të Vitit 2013 pas një sezon fantastik me Bayernin e Mynihut. Në një intervistë për mediat franceze 34-vjeçari u shpreh si ndihet i vjedhur, pasi fitoi gjithçka me bavarezët dhe përsëri nuk mundi ta merrte këtë çmim individual. Përkundrazi, përfundoi madje i treti pas Lionel Messit.

“Është e pakuptueshme për mua që atë vit e fitoi Cristiano Ronaldo. Unë fitova gjithçka, nuk mund të bëja më shumë. Është padrejtësi, më duket sikur ma vodhën atë trofe.”

Ribery e justifikon votën jo në favor të tij me mungesën e mbështetjes nga Franca.

“Nuk kisha përkrahjen e vendit tim. E pashë me sytë e mi që francezët thoshin se duhej të fitonte Ronaldo. A dëshironin portugezët që Topin e Artë ta fitote Messi apo Ribery? Sigurisht që jo.”

Related posts

RONALDO ZHGËNJEU TË GJITHË/ Ja përse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

F.autor

NAPOLI-MILAN/ Kuqezinjtë gjejnë rrugën e rrjetës, ja GOLI i Giroud

F.autor

E FUNDIT/ Luis Enrique largohet nga stoli i kombëtares Spanjolle, ja kush e zëvendëson

Delo.autor

Leave a Comment