Të tjera

FSHV zbulon datat, gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë më 2-4 mars

Federata Shqiptare e Volejbollit, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka bërë me dije se faza gjysmëfinale dhe ajo finale e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më datat 2-4 mars.

Për t’u mësuar është vetëm vendi se ku do të zhvillohet kjo fazë, por gjasat janë që takimet të luhen në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet.

Në dhjetor, në Tiranë e Durrës, u luajtën ndeshjet eliminatore të këtij eventi, ku dhe u përcaktuan skuadrat më të mira.

Pas ndeshjeve në grupe, në fazën gjysmëfinale për femra u kualifikuan skuadrat e Barleti Volej, Teuta, Partizani dhe Tirana. Ndërsa për meshkuj, katër ekipet gjysmëfinaliste janë Studenti, Partizani, Vllaznia dhe Tirana. Fituesi i Kupës do të përcaktohet në mesin e fazës së dytë të kampionatit.

Kupa e Shqipërisë – ½ finale Femra

Barleti Volej – Teuta

Partizani – Tirana

Kupa e Shqipërisë – ½ finale Meshkuj

Partizani – Tirana

Vllaznia – Studenti

Related posts

U SHPALL KAMPION BOTE/ Boksieri Marku rikthehet në Shqipëri, shëtit me Ferrari rrugëve të Tiranës (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME TEK MOTO2/ Piloti arrin të shmang rrëzimin në mënyrë spektakolare (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ ATLETJA më e mirë në Evropë për tetorin është një SHQIPTARE

Isa.Autor

Leave a Comment