Sport Të tjera

E BUJSHME/ ATLETJA më e mirë në Evropë për tetorin është një SHQIPTARE

Atletja më e mirë për muajin tetor në Evropë është zgjedhur një 16 vjeçare me etni shqiptare, por që garon për Greqinë. Ajo quhet Elina Xhengo dhe ka befasuar në disiplinën e hedhjes së shtizës, pasi ka arritur rezultate mbresëlënëse. Xhengo fitoi vendin e parë nga votimi i bërë në 3 mediat kryesore sociale, Facebook, Twitter dhe Instagram.

Sportistja mori 3.470 vota, duke lënë pas ukrainasen Yaroslava Mahucik, si dhe bullgaren Aleksandra Nacheva. Elina Xhengo, pas zhgënjimit të pësuar në kampionatin evropian të atletikës për kategorinë U18, shkëlqeu në Lojërat Olimpike Rinore të zhvilluara në Buenos Aires, në hedhjen e shtizës. Në atë kompeticion, ajo vendosi edhe një rekord duke e hedhur shtizën 63.34 metra.

Related posts

“TË JESH KËTU ËSHTË…”/ Cedric Soares për Interin: Ëndrra u bë realitet, ja kush më bindi

Delo.autor

SKËNDËRBEU BËN AKAND PËR PËLLUMBIN/ Ja skuadra tjetër që interesohet dhe i ofron më shumë klubit korçar

Delo.autor

SUPRIZA NË FORMULA 1/ Piloti polak Robert Kubica drejt Ferrarit

Isa.Autor

Leave a Comment