Futboll

Futbollisti irlandez bëhet milioner, fiton shumën e majme në lotari

Një futbollist irlandez ka shënuar fitoren e tij të parë të madhe më 2018 duke fituar lotarinë milionëshe.

Kevin O’Connor i Preston North End kishte vizituar familjen e tij në Irlandë kur kuptoi se ka fituar 1.2 milion euro.

Daja i tij Peader Murphy i kishte blerë një biletë lotarie si dhuratë nga një dyqan më 14 dhjetor.

Ai ka thënë se “nuk ka plane të menjëhershme” dhe se “fokusi kryesor” i tij mbetet ndihma ndaj skuadrës që të ngjitet në ligë.

Mbrojtësit i ishte thënë të shikonte numrat nga nëna e tij Breda, pasi ajo dëgjoi se numri fitues ishte një biletë e blerë afër.

“Pas pak kërkimeve, u dërgova fotografinë e tiketës, por kurrë s’e besova se unë isha fitues i çmimit prej një milion eurosh”, ka thënë ai.

Befasia erdhi dy ditë pasi O’Conner ishte në bankën rezervë në humbjen 3 me 2 ndaj Middlesbroughyt në ditën e Vitit të Ri.

O’Conner, që ka nënshkruar me skuadrën e tij të re verën e 2017-s, ka thënë se ka pasur dy ditë të jashtëzakonshme.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona thyen mallkimin dhe mposht Dynamo Kyiv, Pique në histori

Delo.autor

Komentatori në TVSH i pyet shqiptarët: Çfarë k***n do/ “VIDEO-SKANDALOZE”

Sadik.Autor

DISFATA NË FINALEN E “EURO 2020″/ Britanikët hakmerren ndaj Italisë, refuzojnë të hanë në restorantet italiane

Delo.autor

Leave a Comment