Futboll Sport

BONUCCI KUNDËRSULMON/ Pas vërshëllimave: Italia duhet të rritet, edhe tifozët e saj

Mbrëmja e fundit me axurrët e Leonardo Bonuccit është një nga ato, që mbrojtësi i Juventusit kërkon ta harrojë sa më shpejt të jetë e mundur. E kanë mërzitur shumë vërshëllimat e tifozëve të Milanit në çdo top të prekur, në “San Siro”, të cilët nuk e kam falur që u kthye të Juventusi vetëm një sezon pasi luajti te kuqezinjtë me statusin e kapitenit.

Pas këtij sulmi të tifozëve të Milanit, 31-vjeçari është kthyer në subjekt të pakëndshëm me këto deklarata të bëra për “Corriere dello Sport”, në prag të miqësores me SHBA. “Ekipi kombëtar duhet të na bashkojë të gjithëve nën një flamur, – shpjegon Bonucci, – duke lënë jashtë historitë e klubeve. I kuptoj ata, por këtë herë të gjykoj se ishin gabim. Unë jam i mërzitur”.

Të gjitha këto vërshëllima të tifozëve kanë ndikuar në punën e tij: “Po, nuk e fsheh. U befasova për keq, sepse nuk e prisja. Kësisoji, kam bërë disa gabime në minutat e para, por për fat të mirë i kam shpatullat e gjera. Çështja është se ka disa gjëra, që nuk duhet të ndodhin kur luan kombëtarja.

Ne, sigurisht, kemi ende për t’u pjekur si ekip, por procesi ie rritjes duhet të zhvillohet edhe në mesin e tifozëve. E vërteta është se ne duhet të jetojmë me më pak zili dhe mirësi, me më shumë ndjeshmëri për kombëtaren”.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Kualifikim me vuajtje, Laçin e nderon Nuabueze kundër Egnatias

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Teuta, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

MILANI DHE JUVE NË FESTË/ Nuk po rinovon me Man United, Herrera nxirret në shitje

Isa.Autor

Leave a Comment