Futboll Kategoria Superiore Sport

LAJME TË MIRA PËR TIRANËN/ Shehit i kthehen dy titullarë për derbin në “Kupën e Shqipërisë”

Tirana ka marrë lajme të mira sa i përket rikthimit të futbollistëve. Orges Shehi për derbin me Dinamon në “Kupën e Shqipërisë”, do të ketë të gatshëm dy lojtarë titullarë.

Majkëll Ngo dhe Ardit Toli do të jenë nën urdhrat e teknikut të ‘bardh e bluve”, të cilët janë kthyer nga pezullimet.

Kujtojmë se Tirana në ndeshjen e parë në Kupën e Shqipërisë është mundur nga Dinamo me rezultatin 2-0, dhe në ndeshjen e kthimit me 17 nëntor do t’i duhet të përmbysë rezultatin për të bërë të mundur kalimin në fazën tjetër.

Nga ana tjetër në kampionat, “bardh e blutë” kryesojnë me 20 pikë në 8 javë të luajtura, 6 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga skuadra e Kukësit, me të cilën do të përballet më 20 nëntor.

Related posts

LAJM I BUJSHËM/ MILANI kërkon IGLI TAREN si drejtor sportiv

Isa.Autor

SHORTI I CHAMPIONS/ Gogla të pamëshirshme për PSG-në dhe Interin, Reali e Barcelona përballen me rivalë të vjetër! Zbulohen të gjitha sfidat

F.autor

I PUBLIKUAN PAMJET DUKE ZHVENDOSUR MAKINAT/ Tregon fqinji Ronaldos: E bën çdo vit sepse…

Delo.autor

Leave a Comment