Futboll Seria A

Gattuso e pranon: Duhet të shënojmë më shumë…

Gennaro Gattuso i kërkoi Milanit që të jetë cinik përpara portës, ndërsa parashikon një ndeshje të vështirë kundër Cagliari-t në transfertë. Ish-mesfushori në konferencën për shtyp, foli gjithashtu edhe për të ardhmen e tij, por edhe të Andre Silva dhe Manuel Locatelli.

“Ekipi ka punuar shumë mirë dhe shpresojmë se mund ta vazhdojmë formën e e ndeshjeve të fundit. Cagliari është një ekip që mund të hap probleme në kundërsulm, janë në gjendje të mirë dhe ne duhet të kufizojmë hapësirën ku mund të luajnë. Ata janë të fortë, kështu që për të sjellë në shtëpi një rezultat të mirë, ne duhet të jemi të barabartë me intensitetin e tyre”, tha Gattuso.

“Është e vërtetë se duhet t’i shfrytëzojmë më mirë shanset që krijojmë dhe t’i “vrasim” ndeshjet, por çdo gjë vjen gradualisht. Duhet të kujtojmë se ku kemi filluar dhe vështirësitë me të cilat kemi të bëjmë”, vazhdoi ai.

Gattuso u pyet nëse ai do të mbetet në stolin e Milanit edhe në sezonin e ardhshëm, pas spekulimeve të “Tuttosport” se kuqezinjtë synojnë Maurizio Sarri-n e Napoli-t.

“Unë duhet të përpiqem të fitoj çdo ndeshje, kjo është përparësi për mua. Problemi i fundit që Milan duhet të shqetësohet është Rino Gattuso. Ndihem si në shtëpi këtu dhe kam përgjegjësi të madhe ndaj këtij klubi. Këto nuk janë vetëm fjalë”.

Silva – “Andre është në formë të mirë, ai ka dëshirë të jashtëzakonshme për të punuar shumë dhe unë duhet të jem më i guximshëm ta hedh atë në fushë. Ai është i ri dhe duhet të përmirësohet ende, por nuk është rastësi që kaq shumë klube intresohen për të. Milani dëshiron ta mbajë”.

Locatelli – “Ai erdhi të fliste me mua dhe klubin një javë përpara se të merrte pushimet e dimrit. Ai duhet të qëndrojë këtu. E aktivizova që në fillim në derbin kundër Interit në Kupën e Italisë, sepse kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Momenti i tij do të vijë dhe është e drejtë që ai të vazhdojë të rritet me ne”.

Related posts

(VIDEO) Arsenal barazon në limitet e ndeshjes, Bellerin shpëtimtari i Wenger

Q.Autor

Mbrojtësi i Porto transferohet te Manchester United

Sadik.Autor

E PABESUESHME! Uzuni “hipnotizon” Dibalën, futbollisti shqiptar nxjerr “out” yllin e Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment