Futboll Sport

“LUAJ GJITHMONË PËR TË FITUAR”/ Ronaldo tregon objektivat me Portugalinë: Jemi më të motivuar se në…

Portugalia mundi në miqësoren e së mërkurës 4-0 Izraelin në testin e fundit para Europianit.

Kampionët në fuqi treguan edhe një herë forcën e tyre të vërtetë, teksa dhe një herë tjetër protagonist ishte ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo, i cili shënoi një nga katër golat për skuadrën e tij. Spektakli nuk mungoi në stadiumin e Sportingut, teksa djemtë e Fernando Santosit dhanë spektaklin e radhës duke treguar se edhe në këtë turne ata do të jenë protagonistët kryesorë, megjithëse në një grup ferri me Gjermaninë dhe Francën.

RONALDO I KARIKUAR

Ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo, tha një ditë pas ndeshjes se ai ishte më shumë i karikuar sesa në Europianin e fundit, edhe pse nuk premtoi asgjë. “Nuk ia vlen të bësh premtime për trofe apo të bësh parashikime. Ajo që mund të premtoj është se do të luajmë çdo ndeshje për të fituar”, tha portugezi në vigjilje të Kampionatit Europian. “Pritshmëritë janë shumë të mëdha për skuadrën tonë, pasi kemi fituar dy trofe të rëndësishëm në vitet e fundit, motivimi është edhe më i madh se në 2004-ën. Ne luajmë vetëm për të fituar edhe jemi gati për t’u përballur me Francën dhe Gjermaninë, dy skuadra favorite për të fituar Europianin.

Kemi respekt për to, por jo frikë. Tani asnjë ndeshje nuk është e lehtë për asnjë skuadër”, tha ylli i Juventusit. CR7 nuk arriti të fitonte kampionatin në Itali, teksa skuadra e tij u detyrua të hapte krahun ndaj një skuadre të pathyeshme, siç ishte ajo e Interit. Ky është një motiv më shumë për të që ta mbyllë vitin me një trofe të rëndësishëm siç është Europiani. “Luaj gjithmonë për të fituar. Në Itali nuk arritëm dot të fitonim kampionatin, shpresoj që në Europian të jetë ndryshe. Jemi kampionët në fuqi dhe do të bëjmë gjithçka për të mos zbritur nga froni”, përfundoi Ronaldo.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes do të bëjë kurban drejtorin e garave, i kërkon largimin

Delo.autor

Makina e sigurisë makthi i Mercedes: Kemi dy humbur 2 gara prej saj

Sadik.Autor

PREZANTON KËPUCËT E REJA TË FUTBOLLIT/ Rashica vendos flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment