Futboll Shqipëri Sport

ZGJEDHJET NË FSHF/ Shoqata cakton delegatët. Mësoni cilët do të jenë…

Asambleja fundit e FSHF-së në statutin e ri ka bërë edhe ndryshimet se si do të jetë përfaqësia në zgjedhjet e radhës në FSHF. Megjithëse statuti i ri me ndryshimet e bëra nuk është miratuar ende nga ministria e linjës, në Shkodër, Shoqata Rajonale ka zhvilluar mbledhjen me të gjithë anëtarët duke caktuar dhe delegatët në asamblenë e ardhshme të FSHF-së.

MBLEDHJA – “Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi mbledhje me të gjithë anëtarët për të miratuar statutin e ri, zgjedhur delegatët që do ta përfaqësojnë në asamblenë e FSHF dhe pranimin e anëtarëve të rinj. Përveç anëtarëve të shoqatës i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Federata e Futbollit përmes iniciativave të saj do të vijojë të mbështesë futbollin amator me financime dhe projekte infrastrukturore. Objektivi është që secila SHRF të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në çdo rajon. Duka nënvizoi se ndryshimet statutore të dhjetorit të kaluar synojnë balancimin e aktorëve pjesëmarrës në asamblenë e futbollit, përfaqësimin në mënyrë të barabartë të futbolli profesionist dhe atij amator me synimin që gjithkush që luan futboll në Shqipëri, djem dhe vajza, të jetë i përfaqësuar”, njoftoi FSHF.

ANËTARËT – Anëtarët e rinj në këtë shoqatë janë KF Tërbuni, KSSH Veleçiku, Sh. e Futbollistëve ADA dhe akademia e KF Vllaznia. Më tej, u kalua në shqyrtimin dhe miratimin e projektstatutit të ri të shoqatës. Në fund, u zgjodhën tre delegatët që do të përfaqësojnë shoqatën në asamblenë e përgjithshme të FSHF-së: Alfred Pjetri, Brikeno Bizi dhe Ferid Borshi.

Related posts

I zhgënjyer nga Atletico/ Portieri më i mirë në BOTË nuk do të rinovojë kontratën

Isa.Autor

“SKY SPORT” PUBLIKON LISTËN/ Nga Kessie tek Vlahovic, renditja e golashënuesve më të mirë të vitit 2021

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ylli i Atalanta-s është vetëm një hap larg transferimit tek klubi i madh i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment