Futboll Seria A

Gattuso: Inzaghi është më i mirë se unë

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso ka përgëzuar rivalin Simone Inzaghi  në prag të ndeshjes ndaj Lazio-s.

“Është një ndeshje si gjithë të tjerat, ka tre pikë për t’u grumbulluar dhe duhet të prodhojmë një paraqitje të madhe, shpresoj të shfrytëzojmë avantazhin e të luajturit brenda,” është shprehur trajneri në konferencën për shtyp.

“Lazio është një skuadër që kombinon aftësinë teknike me forcën fizike dhe janë të frikshëm kur dalin në kundërsulm. Duhet të jemi gati për gjithçka dhe të rrisim nivelin, teksa ndaj Cagliari-t hasëm vështirësi në minutat e fundit të ndeshjes.

“Lazio del përpara me katër-pesë lojtarë brenda zonës, duhet të shmangim të humbim topin me lehtësi në mesin e fushës.

“Shpresoj që Kalinic të përsërisë paraqitjen e treguar ndaj Cagliari-t. Është e vërtetë, mund të shënojmë më shumë gola, por rëndësi ka që krijojmë raste.

“E njoh mirë Inzaghi-n, kemi bërë edhe masterin bashkë në Converciano. Ai është shumë herë më i talentuar se unë dhe ka më shumë eksperiencë se unë, kështu që jam gjithmonë gati të mësoj,” shprehet Gattuso me një buzëqeshje.

“Simone është shumë i zgjuar, ai e di si të flasë me lojtarët dhe të futet në kokën e tyre.”

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenam, Min Son barazon shifrat për mysafirët

Delo.autor

Strootman: Fitore e rëndësishme, duam të luajmë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm

Q.Autor

SHËNOI GOLIN E PARË ME SHQIPËRINË/ Legjenda italiane ngacmon Hysajn: Mësimet e mia… (FOTOLAJM)

Delo.autor

Leave a Comment