Futboll La Liga

Dritë në fund të tunelit, Reali fiton pas 5 vitesh në ‘Mestalla’

Reali ka marrë pikët e plota në udhëtim te Valencia, duke triumfuar 1:4.

Fitore për moral, për të rritur vetëbesimin dhe për të ngritur kokën lartë, kështu konsiderohet kjo e Los Blancos në Mestalla.

Pas eliminimit nga Leganes nga Copa del Rey, Real Madridi ka reaguar duke marrë pikët e plota në kuadër të La Ligas në një stadium të vështirë siç është Mestalla, që e mposhti 4:1 Valencian.

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola nga penaltia në këtë ndeshje 16 dhe 38’, ndërsa dy të tjerët i realizuan Marcelo në minutën e 84’ dhe Kroos në 90’.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Santi Mina në minutën e 58’.

Reali ka grumbulluar 38 pikë pas kësaj fitore, dy më pak se Valencia në pozitën e tretë dhe 16 më pak se Barcelona, që nesër në Camp Nou pret Alavesin.

Related posts

“LOJTARI I LITUANISË SI PORTIER”/ Reja: Mungojnë lojtarët e golit, ja pse e ndërrova Lenjanin dhe Kumbullën

Delo.autor

LLORIS PRANË “SKADENCËS”/ Tottenham “ndjek” një tjetër kampion bote

F.autor

“EURO 2020″/ Pas një kundërsulmi të “Azzurrëve”, ylli Chiesa ndëshkon Spanjën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment