Futboll Seria A

Gattuso sqaron dilemën “derbi-pankinë”: “Qëndrimi te Milan nuk është prioriteti im!”

Pas pushimit dimëror, Milan rinis sezonin me objektivin për të gjetur qetësinë. “Në Cagliari do të nevojitet një paraqitje e madhe për të marrë në shtëpi një rezultat pozitiv. E ardhmja? Duhet të bëjë maksimumin, të tentojmë të fitojmë.

Nuk është prioriteti im që të qëndroj këtu me çdo kusht. Dua vetëm të punoj me qetësi, më pas të shohim”, deklaroi trajneri kuqezi Gennaro Gattuso, i cili për merkaton rikonfirmoi qëndrimin e tij kundër blerjeve të reja:

“Pse të ndryshojmë vetëm për të ndryshuar? Mund të bëjmë shumë më shumë, kam thënë gjithmonë se doja të qëndroja me këtë kontigjent”.

Rezultate imazhesh për milan inter coppa italia

Pas kapitullit Cagliari dhe projekteve, më pas qëndron një histori konspiracioni e lidhur me fjalët që Gattuso tha duke iu referuar pankinës së tij dhe derbit të Kupës së Italisë, të fituar ndaj Inter: “Nëse nuk do të kisha fituar atë ndeshje, klubi do të më kishte larguar”.

Një deklaratë që ka ngjallur çudinë e të gjithëve, pasi klubi nuk ka dërguar kurrë sinjale të atij sensi. Aq u turbullua ambienti kuqezi, sa që Gattuso u detyrua dy orë më vonë të sqarojë: “Klubi nuk më dhënë kurrë asnjë sinjal largimi, i imi ishte vetëm një provokim dialektik për të sqaruar rëndësinë e atij derbi të 27 dhjetorit”.

Related posts

Chelsea lëshon pikë serish, barazon me Leicester Cityn në shtëpi

Q.Autor

Një tjetër klub siguron kalimin në Premier League, katër vite pritje

Sadik.Autor

Reagimi i medias SERBE/ SHAQIRI nuk vjen në BEOGRAD se ka FRIKË nga…

Isa.Autor

Leave a Comment