Futboll Sport

GOLAT/ Manchester United është për turp, Brighton e mposht 1-3! Everton fiton me Spurs, në mbrëmje City

Futbolli elitar anglez është në raundin e 22-të. Këtë të diel Manchester United tregoi se është në një krizë të thellë duke u mposhtur në shtëpi 1-3 nga Brighton.

Everton shtoi tri pikë në renditje pasi fitoi kundër Tottenham, me Spurs që kanë humbur ‘busullën’. Nottingham vijon të mos ndalet dhe tri pikët e radhës e mbajnë sërish në vendin e tretë.

Në “Old Trafford” Manchester United nuk ia doli të siguronte pikë në shtëpi, me Brighton që fitoi 1-3. Miqtë nga Londra shënuan pas vetëm pesë minutave lojë me Minteh, ndërsa duhej një penallti që Bruno Fernandes të vendoste ekuilibrin në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë sërish foli për miqtë që rigjetën epërsinë me golin e Mitoma, para se Rutter në të 76′ të shënonte golin e fundit të ndeshjes. Brighton me 34 pikë mban vendin e nëntë, ndrësa Man. United me 26 pikë ndodhet në pozitën e 13-të, shumë larg pritshmërive.

Premier League, raundi 22:

E diel, 19 janar 2025

15:00

Everton 3-2 Tottenham

Manchester United 1-3 Brighton

Nottingham Forest 3-2 Southampton

17:30

Ipswich – Manchester City

Related posts

KORONAVIRUSI/ Presidenti i Serie A kundër të gjithëve: Nuk ka sens të rinisë kampionatin!

Delo.autor

“VETËM FITORJA ËSHTË REZULTAT POZITIV”/ Çelhaka për ndeshjen me Austrinë: Jemi të bashkuar

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Amir Abrashi prezantohet te skuadra e re

Delo.autor

Leave a Comment