Futboll Seria A

Gattuso tregon se cili lojtar është simboli i Milanit

Pas fitores ndaj Cagliarit që përkon të jetë e dyta radhazi për Milanin, trajneri Gattuso shfaqet më i qetë, duke shijuar këtë moment pozitiv.

“Shpresoj që të përmirësohemi akoma më shumë, sepse në jetë ka gjithmonë për të mësuar. Uroj të vijoj qëndrimin tim në këtë klub që ka qenë gjithnjë shtëpia ime.

Për momentin prioritet mbetet ngjitja e kësaj skuadre në nivelet më të larta duke e kthyer Milanin në një skuadër solide. Lidhur me të ardhmen time dëshira ime më e madhe është që të arrij maksimumin me këta lojtarë”, tha Gattuso.

Lidhur me faktin se tashmë ky Milan po tregon rritje profesionale, trajneri 40-vjeçar shprehet se ka një skuadër me shumë kualitet në dispozicion dhe misioni i tyre është pikërisht ndërtimi i një ekipi kompakt dhe fitues.

“Kemi shumë lojtarë kualitativ mes nesh, por teknika individuale  nuk mjafton, sepse objektivi ynë është ndërtimi i një skuadre kompakte.

Në organikën tonë nuk veçojmë asnjë lojtar si simbol të ekipit, kërkojmë që simbol të jetë pikërisht grupi që kam në dispozicion”, deklaroi tekniku i kuqezinjve.

Related posts

Tërbohen Pogba dhe Raiola, s’kanë klauzolë barazie me Sanchez

Q.Autor

Arsyet përse Liverpool ka sulmin më të mirë të Champions

Sadik.Autor

Stephen Hawking dhe formula e penalltisë perfekte

Q.Autor

Leave a Comment