Futboll Seria A

Gigi Buffon i ofrohet një post drejtues në Federatë pasi të tërhiqet

Presidenti i Komitetit Olimpik Italian (CONI), Giovanni Malago, që po mbikqyr nga afër zgjedhjet për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), u shpreh se do të ishte i nderuar nëse portieri legjendar i Juventusit, Gigi Buffon, do të ishte pejsë e kësaj Federate në të ardhmen.

Buffon ka deklaruar se mund të tërhiqet në fund të sezonit dhe për Malago futbolli italian ka nevojë për personazhe si portieri legjendar, i dashur për të gjithë italianët.

Të jetë një lojtar si Buffon në postet drejtues të futbollit italian do të ishte nder dhe një zgjidhje logjike. Gigi është një person të cilit do t’i jepja çdo post drejtues të mundshëm.

Por duhet të shohim se çfarë projektesh ka ai për të ardhmen”, tha Malago, që është gati të mbështesë një kandidaturë të Buffon në postet drejtuese të FIGC. Për momentin janë tri kandidatë në garë për postin e rpesidentit të Federatës Italiane të Futbollit: Sibilia, Tommasi dhe Gravina, ndërkohë që zgjedhjet që do të caktojnë pasuesin e Tavecchio do të zhvillohet më 29 janar.

Related posts

Nuk do të ketë rikthim te Reali, mbrojtësi injoron zërat

Sadik.Autor

U MUND NGA PARTIZANI/ SHKËMBI i çoroditur: Mund të largohem, ndjesë të gjithëve për ndeshjen e shëmtuar

Isa.Autor

NUK EKZISTON ASNJË MANUAL PËR “PLESHTIN”/ Portierët analizojnë goditjet e lira të Messit

Delo.autor

Leave a Comment