Futboll Seria A Sport

PLAS TEK REALI/ LOPETEGUI s’e llogarit si TITULLAR, MODRIC pranë INTERIT

“Telenovela” Luka Modric vijon të mbajë në ankth tifozëritë e Interit dhe Realit të Madridit, në këto ditë të nxehta vere. Kroati ka kërkuar largimin tek Interi, pavarësisht këmbënguljes së Florentino Perezit, për ta mbajtur akoma në kryeqytetin spanjoll, nënkampionin e saposhpallur të Botës.

Për t’i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit, duket se ka qenë e përditshmja spanjolle “Marca”, që në një analizë të ditës së sotme, ka konstatuar se Modric nuk bën pjesë në formacionin e Lopeteguit. Sipas medias spanjolle, Lopetegui do të luajë me skemën 4-3-3 dhe në mesin e fushës shikon si të pazëvendësueshëm treshen Casemiro-Kros-Isco, me Modric që mbetet alternativa e parë nga stoli.

Gjithsesi madrilenët do të këmbëngulin të mbajnë Modricin në skuadër për dy arsye. E para sepse aktualisht nuk kanë asnjë mesfushor tjetër, i aftë të luajë në nivele të larta dhe e dyta, sepse kroati mund të zëvendësojë çdonjërin prej titullarëve, pasi di të bëjë çdo rol në mesin e fushës.

Duhet theksuar se nesër do të jetë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e kroatit, pasi Lopetegui do të publikojë listën e lojtarëve që do të marrë në Talin, për të luajtur Superkupën e Europës.

Related posts

E ARDHMJA PËR DY LOJTARËT/ Milani dhe “Blutë e Londrës” po finalizojnë shkëmbimin Morata – Higuain

Delo.autor

ANALIZON PLANIN PËR “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ “Gazzetta dello Sport” rreshton faktet, pse Superliga ka vdekur pa lindur akoma…

Delo.autor

MAGJIA “PLESHTI” NDAJ BETIS/ Ja 4 golat e ngjashëm nga lojtarë që kanë bërë histori (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment