Futboll Seria A

Gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A, Spalletti flet për këtë ecuri negative të Interit

Interi ka barazuar 1:1 me Romën në xhiron e 21’të në Serie A, sfida e gjashtë që nuk din për fitore.

Forma e dobët është duke e përcjell Interin edhe në këtë fillim të vitit 2018.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk din për fitore që nga triumfi i thellë me 3 dhjetor prej 5:0 ndaj ChievoVeronas.

Nga atëherë, Zikaltrit kanë pësuar dy humbje dhe kanë regjistruar katër barazime në gjashtë ndeshje me radhë.

Por, Luciano Spalletti pas barazimit me Romës tha se nuk është i shqetësuar aspak për këtë.

“E vërteta është se ne jemi Interi dhe duhet të gjejmë kurajë për të luftuar me ekipe si Roma, Napoli e Lazio për top katërshe. Nuk mund të presim që treni të kalojë dhe të tentojmë pastaj ta kapim atë”, u shpreh Spalletti.

“Duhet të luajmë si ekip, të sulmojmë dhe mbrojmë së bashku, por gjithashtu të lëvizim topin shpejt në arena të rrezikshme”, shtoi ai.

Related posts

EURO 2024/ Të gjithë me sytë nga Berlini, formacionet e mundshme të finales Spanjë – Angli! Rikthime dhe dyshime

F.autor

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR TË ARDHMEN E BOMBERIT POLAK/ Oliver Kahn: Lewandowski është i paprekshëm

Delo.autor

“A JE I ÇMENDUR?” De Biasi zbulon bisedën e veçantë me Dukën për aktivizimin e Hysajt

Delo.autor

Leave a Comment