Basketball Të tjera

Zhgënjejnë Boston e San Antonio, Lakers triumfon ndaj New York

Katër takimet të luajtura mëngjesin e sotëm në NBA, me kryesuesit e Boston që u mundën 103-95 nga Orlando, ndeshje e dominuar nga miqtë, që korrën suksesin e 15-të sezonal. Edhe pse Irving realizoi 40 pikë, duke qenë më i miri në fushë, kjo s’mjaftoi për të evituar humbjen. Pesë lojtarë të Orlandos realizuan mbi 10 pikë, me Payton që realizoi 22 pikë e Fournier 19. Humbet edhe ekipi i San Antonio, që u mund 94-86 nga Indiana, me vendasit që zhgënjyen në fushën e tyre. Një ndeshje e dobët e Spurs, ku mungoi lojtari-lider, ndërsa për miqtë u dallua Oladipo, autor i 19 pikëve.

Nga ndeshja Boston – Orlando

Një ndeshje të mirë zhvilloi ekipi i Lakers, që mundi 127-107 New York, sfidë me luhatje nga të dyja skuadrat. Por në periodën e fundit vendasit u shkëputën dhe korrën një fitore të rëndësishme, me Clarkosn që realizoi 29 pikë e 10 asist, mbështetur edhe nga Randle me 27 pikë e 12 rebaund. Fitore në çastet e fundit korri skuadra e Brooklyn, që mundi 101-100 Detroit, sfidë emocionuese dhe me rivalitet deri në fund. Dinwiddie me 22 pikë e Hollis me 21 u dalluan në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Harris për Detroit.

Related posts

Golden State Warriors triumfon kundër Houston Rockets (VIDEO)

Sadik.Autor

Golden State hipotekon kreun në Perëndim, “OK” Clippers e Chicago

Q.Autor

MPOSHTI ME LEHTËSI TENISTEN UKRAINASE/ Simona Halep, finalistja e parë e “Wimbledon”

Delo.autor

Leave a Comment