Futboll Premier League Sport

PËRSHËNDET ISH-SHOKUN E SKUADRËS OZIL ME SHQIPONJË/ Mbrojtësi Mustafi: Do të jesh gjithmonë “Mbreti i Asisteve”

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi përshëndeti ish-shokun e skuadrës Mesut Ozilin, i cili do të luajë tashmë në Turqi me Fenerbahçen. Në rrjetet sociale, futbollsti me origjinë shqiptare e vlerëson maksimalisht ish-kampionin e botës me Gjermaninë në 2014 si “futbollisti më joegoist dhe si ‘Mbret i Asisteve!’.

Megjithatë, Mustafi nuk e fshehu zhgënjimin që Arsenali nuk e mbështeti atëherë kur duhet Ozilin. Komentin e tij, Mustafi e ka shoqëruar me foton e kohëve të kaluara me Ozilin duke bërë të dy shqiponjën.

Mesazhi i Shkodran Mustafit për Mesut Ozilin

Mesut Ozil, ke qenë lojtari më altruist brenda dhe jashtë fushe që kam njohur ndonjëherë në dhomat e zhveshjes. Do të mbahesh gjithmonë si ‘Mbreti i Asisteve’! Fatkeqësisht, nuk kemi qenë në gjendje ne si ekip të të mbështesim ty ku ti ke patur më shumë nevojë. Gjithë të mirat për ty dhe familje tënde, vëlla!

Related posts

VAZHDON TË MAHNISË NË PREMIER/ Momenti kur Broja ndëshkon me një “PREDHË” Crystal Palace (VIDEO)

Delo.autor

NUK DORËZOHEN SERBËT/ Zvezda ngushton SHIFRAT ndaj NAPOLIT (VIDEO)

Isa.Autor

SUPER DUELI/ McGregor kërkon të ndeshet përsëri, Khapi reagon në mënyrë shumë MISTERIOZ

Isa.Autor

Leave a Comment