Të tjera

Halep dhe Sharapova, debutim me fitore në Australian Open

Numri 1 në botë për femra në tenis, rumunia Simona Halep, e ka nisur mbarë aventurën e saj në grand slemin e Australian Open, duke fituar 2-0 ndaj vendases Destanee Aiava (7-6, 6-1). Pas një seti të parë me rivalitet, vendosur në “tie break”, tenistja rumune dominoi në fushë dhe u kualifikua me meritë në raundin e dytë. Pa probleme fiton edhe tenistja ruse Maria Sharapova, që eliminoi gjermanen Tatjana Maria (6-1, 6-4), ndeshje e dominuar nga Sharapova, që rikthehet në këtë turne pas një viti pushim.

Tenistja rumune Simona Halep

Nuk zhgënjeu as tenistja çeke Karolina Pliskova, numri 6 në botë, që mundi 2-0 Veronica Cepede (6-3, 6-4), sfidë ku epërsia e Pliskova ishte e ndjeshme dhe e meritoi fitoren. Pa probleme fitoi edhe tenistja britanike Johanna Konta, që mundi 2-0 96-3, 6-1) amerikanen M.Brengle, ndërsa tenistja gjermane Angelique Kerber eliminoi patrioten e saj a.Friedsam, duke triumfuar 2-0 (6-0, 6-4). Një lojë e mirë e ish-numrit 1 në botë, që konsiderohet pretendente. Në raundin e dytë shkon edhe kanadezja Eugenie Bouchard, që mundi 2-0 francezen Dodin.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Lojërat Olimpike, shifër alarmante

Delo.autor

“MIAMI OPEN”/ Tenisti Federer zbret në vendin e shtatë, Medveded kërcënon Djokovic

Delo.autor

I PASKA IKUR TRURI/ Topless në vaskë, yjet e WWE-së ÇMENDIN FANSAT në rrjetet sociale (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment