Futboll La Liga

Pothuajse zyrtare: Messi gati të nënshkruajë kontratën me 100 milionë euro në sezon

Vendosja e rekordeve, për Lionel Messi, ka qenë gjithmonë një zakon i pëlqyeshëm, por kësaj here numri 10 i Barcelonës ka shkuar përtej, duke kryesuar të paktën për një herë edhe jashtë fushe.

Për të parën herë në historinë e futbollit, sipas zbulimeve të raportuara nga “Football Leaks” që kanë të bëjnë me kontratën e firmosur së fundmi nga ylli argjentinas i katalanasve, një futbollist do të paguhet më shumë se 100 milionë euro në një sezon.

Shifrat janë zbuluar nga “Football Leaks”. Argjentinasi do të arkëtojë 71 milionë euro bruto në vit, duke përfshirë edhe të drejtat e imazhit, ndërkohë që 63.5 milionë të tjera i ka arkëtuar me firmosjen e rinovimit të kontratës, ndërkohë që në përfundim të kontratës 4-vjeçare, do të përtojë një tjetër bonus besnikërie.

Sipas llogaritjeve të “Football Leaks”, në qershor të vitit 2021, Messi do të ketë arkëtuar një shumë totale prej 417.5 milionë euro bruto për katër vite.

Related posts

GATTUZO I IRRITUAR, analizon disfatën me Napolin: Ja kush e kishte FAJIN

Isa.Autor

HISTORIA E DHIMSHME E TALENTIT TË BAYERN/ Rrëfen mesfushori Davies: Kërkonim ushqim mes kufomave…

Delo.autor

LA KOSOVËN PËR SHQIPËRINË/ Ja çfarë deklaronte mbrojtësi Ismajli në muajin maj

Isa.Autor

Leave a Comment