Futboll Premier League

Harry Kane jep sinjalin e largimit nga Tottenham, gjithnjë e më pranë Realit

Prej disa kohësh po përflitet gjithmonë e më tepër se e ardhmja e Harry Kane do të jetë larg Totenhamit e në fakt deklarata e tij më e fundit lë hapsira për të besuar se ndoshta sulmuesi dëshiron t’i japë fund rrugetimit te tij tek Spurs.

Anglezi është shprehur se mes tij dhe drejtuesve të klubit nuk ka asnjë bisedim për shtyrjen e kontratës së tij, pavarësisht dëshirës së Tottenhamit për të shtyrë marrëveshjen aktuale deri në vitin 2023 me një pagesë prej 200.000 mijë paund në javë.

24-vjeçari ka rrëfyer se kërkon progres nga skuadra e tij dhe dëshiron të fitojë trofe e vetëm në këtë rast do të ishte plotësisht i kënaqur tek Spursat.

Lidhur me lëvizjet e bujshme të fundit si në rastin e Philippe Coutinhos, futbollisti është shprehur se është i mendimit që nëse një lojtar dëshiron largimin nuk duhet të ndalohet sepse pakënaqësi të tilla ndikojnë në paraqitjen në fushë që me shumë gjasa do të pësonte rënie.

Edhe pse deklaratat e tij janë bërë në mënyrë të tërthortë, duket se Kane po jep sinjale se kohës së tij tek skuadra e gjelave po i afron fundi.

Sulmuesi është një ndër objektivat e Realit të Madridit që ka shfaqur probleme në këtë sezon në vijën sulmuese.

Related posts

Poul Pogba bën deklaratën TRONDITËSE: Ky do të jetë Botërori im i ….

Isa.Autor

“TË GJITHË ËNDËRROJNË STOLIN TEK…”/ Pochettino tregon të ardhmen, flet për ofertat që mori

Delo.autor

Allegri shuan dyshimet: Ronaldo në fushë nga minuta e parë

Delo.autor

Leave a Comment