Futboll Seria A Sport

HIDHEN NË SULM PËR PËRFOCIME/ Juventus kërkon zëvendësuesin e Pjanic, synon yllin spanjoll…

Miralem Pjanic mund të largohet këtë verë nga Torino dhe Juventus ka nisur të lëvizë për të siguruar zëvendësuesin ideal të boshnjakut.

Në listën e bardhezinjve dhe të drejtorit Paratici është Dani Ceballos. Spanjolli pati një pjesë të parë të sezonit aspak të mirë tek Arsenali, ndërsa këtë vit të ri nisi të aktivizohej nga trajneri Arteta. Ai është i huazuar nga Real Madrid, që është edhe klubi që zotëron kartonin e tij.

Për shërbimet e spanjollit, “Los Blancos” kërkojnë të paktën 40 milionë euro, shifër e pranueshme nga Juventus, që sipas mediave në Spanjë është gati ta paguajë për të firmosur me Dani Ceballos.

Related posts

“MENDOJA SE NUK NGELESHA SHTATZËNË, NJERËZIT KANË TURP”/ Gruaja e Iscos flet “troç”

Delo.autor

UEFA jep lajmin e shumëpritur, risi e madhe për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

E DHIMBSHME/ E qëlluan me armë, ish-kampioni i botës në LUFTË me VDEKJEN

Isa.Autor

Leave a Comment