Futboll Seria A Sport

Gatuzo sherr me gazetarët pas disfatës: Mos më pyesni për Montelën!

Xhenaro Gatuzo nuk gjen paqe. Pasojat e humbjes ndaj Juves do të shihen në vijim, megjithatë për Rinon ky nuk është moment bilance, të paktën jo akoma, teksa, duke folur me disa gazetarë, deklaroi: “Të pësosh katër gola, për më tepër në një finale, është një aspekt sa negativ, aq edhe i dhimbshin.

Për një orë kryem me përpikëri detyrat tona, më pas doli në pah ndryshimi mes dy ekipeve në fushë. Nuk kam ndryshuar mendim për rezultatin dhe e theksoj, se nuk tregon të vërtetën për atë që u pa në fushë. Ndoshta është diçka e ditur, por me siguri Juventusi ka diçka më shumë se ne”.

I pyetur për boshllëqet e skuadrës dhe një krahasim me ecurinë e Montelës, Gatuzo humbi disi qetësinë dhe me ton polemizues, tha: “Kemi pësuar katër shuplaka dhe ju pyesni për Montelën… Ajo që mund të them, është se nuk na mungojnë sulmuesit. Ajo që na mungon, janë disa karakteristika të veçanta.. Këtij Milani i duhen lojtarë për eksperiencë, që të kthehen në shembull brenda dhomave të zhveshjes, si për nga vlerat sportive, ashtu edhe për ato humane”.

Related posts

BYLIS-LAÇI/ Fantastik Rapo, kurbinasit shënojnë edhe golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ Princi i Arabisë do të blejë Manchester United për një…

Delo.autor

E BUJSHME/ TALENTI SHQIPTAR nënshkruan për klubin e madh gjerman (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment