Bundesliga Futboll

Humels: Në 2012 humbja me Italinë më e hidhura, më acaronte Cassano

Shtylla e mbrojtjes bavareze, Mats Humels, ka folur për mediat gjermane gjatë ditës së djeshme, duke parë ekipin bavarez si favorit për titullin në Champions, si dhe kombëtaren në Kupën e Botës.

mats humels

Për këtë arsye, Humels ka thënë se: “E shoh Bajernin si një skuadër favorite për titullin në Champions. Megjithatë, do të kemi të bëjmë me një skuadër tepër të fortë, sikurse është Beshiktashi. Do të na duhet të kemi fatin në anën tonë, por kryesorja është përgatitja fizike gjatë kësaj kohe”.

147367289

Për Botërorin, mbrojtësi i kombëtares gjermane tha: “Mendoj se kemi rënë në një grup tepër të vështirë. Ndoshta jo të gjitha skuadrat e grupit tonë mund të jenë favorite për titullin, por ajo çka vlen, është se janë të gjitha skuadra tepër të forta”.

Mario+Balotell+Mats+Hummels+Germany+v+Italy+I2KB_Tzi8HBl

Humels ka folur edhe për momentin e tij më të hidhur në karrierë duke shtuar: “Në gjysmëfinalen përballë Italisë në vitin 2012 kemi humbur me rezultatin 1-2. Në atë periudhë kam pasur shumë probleme me Kasanon çuditërish, prisja që t’i kisha me Balotelin. Ai më ka krijuar shumë probleme nga mënyra se si luante dhe kjo nuk më ka lënë vend për të shijuar atë sfidë”.

Mario+Balotelli+Mats+Hummels+Germany+v+Italy+FpPUjH7sJAHl

Sa i përket momentit më të bukur, mbrojtësi 29-vjeçar tha: “E fundit, që mbaj mend që ka shkuar ashtu sikurse duhej ishte, është sfida kualifikuese për në Kupën e Botës ndaj Çekisë në muajin shtator, ku ne fituam me rezultatin 2-1, kjo falë golit tim në fund”.

Related posts

Manchester United gati për goditjen e fundit, nisin tratativat për Vidal

Q.Autor

Neymar nuk largohet/ Braziliani i kërkon PSG të nënshkruajnë me “yllin” e Barcelonës

Isa.Autor

VENDIM I PAPRITUR/ Inzagi drejt shkarkimit, një nga arsyet… mbrojtja me tre

F.autor

Leave a Comment