Mesfushori i skuadrës së Bajernit, Hames Rodrigez, ka arritur të shfaqë një formë tepër të mirë gjatë gjysmës së parë të sezonit me fanellën bavareze.
Nën drejtimin e trajnerit italian, Karlo Ançeloti, Hames ka pasur probleme me përshtatjen në skuadër, por pas rikthimit të katërt në pankinën e klubit të Bajernit të Jup Hejnkes, kolumbiani arriti të vërtetojë se është një nga blerjet më të mira të merkatos së verës.
Së bashku me mesfushorin kolumbian, skuadra e Bajernit ka arritur ta mbyllë raundin e parë në kryesimin e renditjes me 11 pikë nga vendi i dytë. Hames e ka krahasuar ekipin bavarez me një nga klubet më të mira në botë, Realin ku tha: “Bajerni është një klub i klasit të lartë si Reali. Ata janë mësuar gjithmonë të fitojnë tituj”

