Futboll Premier League

Ibra bën gati ‘valixhet’, ja ku mund të përfundojë gjatë merkatos së janarit

Për Zlatan Ibrahimoviç dhe Manchester United rrugët janë të destinuara të ndahen, madje që në muajin janar.

Lajmi për një ndarje të parakohëshme mes suedezit dhe ‘Djajve të Kuq’ vjen nga Yahoo Sports, që zbulon se sulmuesi suedez me shumë gjasa mund të përfundojë në Amerikë, ku e ka emrin ende të madh.

Ibra i përshpejtoi etapat e rikthimit në fushën e lojës dhe nga 18 nëntori deri në 26 dhjetor luajti 7 takime, nga të cilat 2 titullar dhe ku arriti të shënonte një gol me Bristol në Kupë.

Më pas sërish probleme me gjurin e operuar në pranverë dhe një tjetër muaj pushim i detyruar. Por ndërsa mosha shënon 36 vite, një kampionat si Premier League duket pak i rëndë edhe për një futbollist që në fanelë mban emrin Ibrahimoviç.

Dhe në logjikën që zbërthen Yahoo Sports e ardhmja e afërt për ‘gjigandin’ mund të jetë Kina ose Amerika, madje që në muajin janar.

Në një skuadër ku Lukaku ka një vend fiks në formacion dhe Rashford e Martial që shihen si alternativa të para, Zlatan e ka shumë të vështirë ta gjejë formacionin në 6 muajt e ardhshëm.

Related posts

“SELMAN STËRMASI” NË KAPACITET MAKSIMAL/ Ja sa bileta janë shitur për derbin e kryeqytetit

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona në krizë financiare, Neymar gati të firmosë marrëveshjen e re

Delo.autor

Dopieta ndaj Bolognas, Bonaventura: Milani i ri po fillon

Q.Autor

Leave a Comment