Moto GP Të tjera

Ish-shërbëtorët hedhin në gjyq Valentino Rossi: Nuk na ka paguar

 Viti 2018 nuk ka nisur mjaft mirë për pilotin italian Valentino Rossi, që pasi fitoi gjyqin me fqinjët e tij, për të ruajtur pistën e motoçiklizmit në vilën përqark shtëpisë së tij, tani do të paraqitet sërish para gjykatës.
Këtë herë ai është akuzuar nga një çift moldavësh, Victor Untu dhe Jigan Zinaida, që kanë qenë shërbyes në vilën e tij dhe e ruanin atë. Ata janë pushuar nga puna nga piloti italian pak ditë para Krishtlindjeve të vitit 2016.

Por pas më shumë se një viti, ata kërkojnë një dëmshpërblim nga 9 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit. Çifti moldav ka kërkuar 6 muaj rrogë dëmshpërblim për largimin nga puna sie dhe pagën për punën ekstra që kanë bërë gjatë 5 viteve të fundit. Në total, ata kërkojnë një shumë prej 11 4 mijë eurosh.

Avokatët e Rossit kanë hedhur poshtë akuzat dhe kanë deklaruar se do ta vijojnë në rrugë ligjore betejën, ndërkohë që seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 12 janar.

Related posts

Zbulohen rrogat e pilotëve të Moto GP për vitin 2018, ja sa fitojnë

Q.Autor

VIDEO/ Nokaut të tillë nuk keni parë për një kohë të gjatë

Q.Autor

Federer shpalos objektivin: Në Roterdam për t’u rikthyer “Numri 1”

Q.Autor

Leave a Comment