Futboll

Iku treni, Hazardi e “tradhëtoi” Realin

Hazard është i irrituar me mos insistimin e Realit për ta transferuar dhe ka vendosur të nënshkruajë kontratën e re me Chelsean.

Hazard tani dëshiron të nënshkruaje kontratën e re me Chelsean, pak ditë pas lajmit nga babai i lojtarit se ka refuzuar diçka të tillë dhe se dëshiron të kalojë në Real Madrid – kështu raporton “The Express”.

Raportohet se Blutë e Londrës i kanë ofruar belgut 300 mijë funte në javë që nga vera e kaluar, por lojtari ka hezituar duke pritur Madridin. Megjithatë, Reali nuk u interesua gjatë verës për Hazardin, që duket se tashmë e ka humbur durimin.

Express raporton se lojtari tashmë dëshiron ta hedhë të zezën mbi të bardhë për të nënshkruar kontratën e re me Chelsean, kjo do të thotë se Realit i ka ikur treni, pasi mund ta kishte blerë lojtarin pa ndonjë problem verën që lamë pas.

Related posts

GOL NDAJ FENERBAHÇES/ Eduart Rroca shkund rrjetën e skuadrës së madhe turke (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRI-IZRAEL/ Gjithçka gati: Skuadrat dhe arbitrat mbërrijnë në “Elbasan Arena”

Isa.Autor

LIVE/ Startojnë sfidat e Ligës së Kampionëve, duel “zjarri” në Angli, Barcelona kërkon ta mbyll me të parën

Delo.autor

Leave a Comment